Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon kërcënimin verbal për vrasje dërguar gazetarit dje redaktorit të 1TV Aco Kabranov nga ana e biznesmenit Zoran Azmanov. Këto kërcënime paraqesin shkelje brutale të të drejtave të gazetarëve dhe tentim për censurë në mediat të cilët tentojnë në mënyrë kritike ta observojnë punën e komunitetit të biznesit.
“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike e Maqedonisë aktivisht ta ndjekin këtë incident në drejtim të zgjidhjes së shpejtë. Vetëm me sanksion të rreptë të sulmeve dhe kërcënimeve mund të parandalohet dhunë shtesë ndaj gazetarëve.
Sërish përkujtojmë se nëse qytetarët konsiderojnë se mediat njoftojnë në mënyrë joprofesionale në dispozicion i kanë Këshillin e nderit pranë SHGM-së, si dhe Këshillin për etikë në media. Vetërregullativa mediale është mënyra më e mirë të mbrohen qytetarët nga gazetaria joprofesionale eventuale dhe punës joparimore të mediave”, theksohet në kumtesën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.