Shkup, 25 maj – Shfuqizimi i Marrëveshjes për Kazandolin nga ana e Qeverisë sipas Gjykatës kushtetuese, është e ligjshme. Gjykata solli aktvendim në dobi të Qeverisë lidhur me minierën “Kazandol”, informojnë nga Qeveria.
Gjykata administrative, duke vendosur për padinë e paditësit “Shoqatë për eksploatim, përpunim dhe prodhimtari Sardiç MC” SHPK, import-eksport, Shkup kundër Vendimit të Qeverisë nga 27.03.2018, për shfuqizim të njëanshëm të Marrëveshjes për ndërtimin e minierës në lokalitetin “Kazandol”, siç theksohet, solli vendim duke e refuzuar padinë si të pabazë.
Në aktvendim thuhet se Gjykata ka hasur se në bazë të gjendjes së plotë të konfirmuar faktike, Qeveria në mënyrë të drejtë e ka zbatuar edhe të drejtën materiale, kur paditësit “Sardiç MC” në mënyrë të njëanshme i është shfuqizuar Marrëveshja për koncesion. Arsyet të cilat mendohen si të bazuara është ajo që koncesioneri në afat prej dy viteve deri në ditën e ndarjes së koncesionit në kuptim të nenit 13, paragrafi 1 nga marrëveshja, nuk i ka plotësuar obligimet për të ndërtuar stacion për eksploatim të bakrit katodë me kapacitet për të procesojë të paktën 50 për qind nga minerali i eksploatuar dhe pas dy vitesh nga fillimi me eksploatimin e minierës së dytë të ndërtojë fabrikë për prodhimin e prodhimeve finale nga bakri katodë me kapacitet të paktën të njëjtë të kapacitetit vjetor të stacionit për eksploatimin e bakrit katodë, qëndron në kumtesën e Qeverisë.