Me ora, aksesorë, dhe veshje të shtrenjta. Ky është 37-vjeçari i arrestuar sot në Durrës, nën akuzën se shfrytëzonte 3 të mitura për prostitucion. Gentian Gaxha ka shpërndarë në profilin e tij në ‘Facebook’ disa foto të tijat teksa shfaqet me makinë luksoze, e deri tek veshjet e markave të mëdha. Gaxha, banues në qytetin bregdetar, u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion adoleshentet me inicialet S.P., B.A., dhe K.Xh. të trija 17 vjeçe, kundrejt pagesës. Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej të miturave, konkretisht K.Xh. 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”.