Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Pagesore, vetëm në konkursin e parë publik të IPARD 2 në vitin 2017 janë lidhur 947 marrëveshje. Prej tyre 860 kompani dhe bujq i kanë kryer investimet dhe kanë dorëzuar kërkesë për kthim të gjithsej 13,.3 milionë euro
Urim HASIPI
Zhelinë, 11 korrik – Zëvendëskryeministri Bujar Osmani si koordinator kombëtar IPARD së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, dje ishte për vizitë në kompaninë Beso interkom “Mlin Polog” në Zhelinë të Tetovës, si shembull i realizimit të suksesshëm të aplikimit për marrjen e mjeteve të Instrumentit IAPRD për ndihmë parainkuadruese në zhvillimin rural (IAPRD). Sipas përfaqësuesve të Qeverisë, dukshëm është rritur shfrytëzimi i mjeteve të IPARD-it.
“Po i afrohemi 30 përqindëshit të shfrytëzimit prej 80 milionë euro, të cilat janë paraparë në këtë periudhë programore, duke përpunuar 1099 aplikime të cilat kanë të bëjnë në modernizimin e ekonomisë bujqësore dhe për masën 65 aplikime prej të cilave janë lidhur 25 marrëveshje. Në vijim është shpallja për masën 7 diversifikime të zhvillimit të biznesit dhe rural. Në periudhën e parë të IPARD-it janë shfrytëzuar vetëm 17 për qind e mjeteve në dispozicion”, deklaroi drejtori i Agjencisë, Nikollçe Babovski. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë Pagesore, vetëm në konkursin e parë publik të IPARD 2 në vitin 2017 janë lidhur 947 marrëveshje. Prej tyre 860 kompani dhe bujq i kanë kryer investimet dhe kanë dorëzuar kërkesë për kthim të gjithsej 13.3 milionë euro. 346 aplikuesve tashmë tërësisht u janë paguar gjithsej 3.9 milionë euro, si investim i pranueshëm.
“MjeteT IPARD mund të perceptohen si abstrakte, por këto janë projekte konkrete që e përmirësojnë jetën e njerëzve, bizneseve dhe në përgjithësi ekonominë dhe BPV-në. Për respekt është kur njerëzit gjejnë ide krijuese dhe me përpjekje dhe me shfrytëzimin e mjeteve IPA dhe përmes aplikimeve zhvillojnë një biznes të këtillë familjar i cili nuk do të thotë vetëm përfitim, ata do të hapin vende të reja pune, do të kontribuojnë për BPV-në. Mjetet IPA janë mjete të qytetarëve evropianë, përmes tatimeve të tyre të cilat kanë vendosur në vend të ekonomive të tyre t’i investojnë te ne. Parimi themelor i idesë evropiane është solidariteti dhe mjetet në mënyrë të barabartë të shpërndahen dhe ne të jemi të gatshëm për anëtarësim në BE. Mijëra projekte janë marrë dhe miliona euro të cilat shkojnë në bizneset tona dhe vende të reja pune dhe rritjen e BPV-së”, tha Osmani. Investimi i përgjithshëm në kompaninë e Zhelinës është në vlerë prej 128 mijë euro, prej të cilave 64 mijë euro janë para të cilat i janë kthyer përmes programit IPARD. Prodhimi komplet është modernizuar, është furnizuar mekanizëm i ri, makina dhe peshore.
“Kompania jonë për herë të parë ka aplikuar për mjetet IPARD. Procesi ishte i saktë dhe menjëherë pas realizimit të investimit na i kanë rikthyer mjetet”, tha pronari i kompanisë.