Shfaqja “Anonimus Venis” me tekst të Xhuzepe Bertos, në regji të Drita Begollit nga teatri Dodona, Prishtina është fituese e çmimit Gran pri në edicionin e 15-të jubilar të Festivalit internacional të teatrit Aktori i Evropës 2017, i cili dje përfundoi në Resnjë.
Çmimin për rolin më të mirë në festival e fitoi Snezhana Petrova, aktore nga Republikës së Bullgarisë për ngjarjen e saj monodramë “Jo unë” i punuar me motive të Samuel Beket. Çmimin për lojë aktoriale kreative, të gjallë, komunikuese dhe jashtëzakonisht interaktive me publikun, me transformim spektakolar dhe lojë e cila synon dhe e mahnit jurinë e ndau në monodramës “Jeta është loto” në shfaqje të Monika Romiq. Çmimi tradiocional që e mban emrin e veprtimtarit Zhak Lakarier, këtë vit i ka takuar shfaqjes franceze “Ekstremofil”.
Në gjashtë ditët e kaluara publiku i teatrit të Resnjës kishte mundësi që të përcjellë shtatë vepra teatrale men aktorë nga Kosova, Maqedonia, Rumania, Serbia, Kroacia, Franca dhe Greqia, të cilët kanë lënë përshtypje të shkëlqyer para publikut të Resnjës.