Shfaqja “Emigrantët” nga Slawomir Mroźek, trajton dramën e dy emigrantëve, një intelektuali të përndjekur politikisht dhe një punëtori fizik, të cilët për arsye të ndryshme politike dhe ekonomike, janë larguar nga atdheu i tyre dhe si të tillë, secili me mendësinë, shqetësimet dhe brengat e veta, banojnë së bashku, ndeshen, zihen dhe përplasen me njëri tjetrin në një bodrum diku në perëndim.