Pas heshtjes së gjatë teatrore, fundjavën e kaluar në Shkup jehoi një ngjarje kulturore qe i gëzoi dashamirët e teatrit. Në zemër të qytetit, në një skenë të hapur në çatinë e Qendrës Tregtare të Qytetit (QTQ), për tre net me radhë, u luajtën shfaqjet në kuadër të “Fundjavës së Hapur Teatrale”, një ngjarje unike e organizuar nga Teatri i Komedisë dhe Qendrës Tregtare të Qytetit.
Me gjithë kushtet e ndryshueshme të motit që kemi pasur këto ditë, pikërisht në orët e mbrëmjes shiu ndaloi, kështu që në një atmosferë të bukur nën qiellin e hapur u luajtën “Darka për budallenj” (11 qershor, e premte), “Në ambient të hapur” (12 qershor, e shtunë) dhe “Tung, mirupafshim” (13 qershor, e diel), duke filluar nga ora 21:00. Të gjitha shfaqjet u shoqëruan me të qeshura dhe duartrokitje, dhe aktorët u pritën me duartrokitje të shumta nga publiku i kënaqur. Kjo ngjarje na tregoi se sa shumë u ka munguar shkupjanëve komedia dhe sa e rëndësishme është kultura e teatrit në jetën tonë të përditshme.
Shpresojmë që gjatë verës të kemi edhe mundësi të tjera të tilla për teatër në ambient të hapur, madje jemi duke pritur normalizimin e kushteve për të vizituar teatrin. Falënderojmë aktorët e Teatrit të Komedisë për interpretimin e disa prej komedive të tyre të famshme në skenën e hapur dhe për përhapjen e të qeshurave në qendrën e qytetit.