Shkup, 3 shkurt – Pas një kohe të gjatë mungese në opinion u paraqit edhe ish-presidenti i Maqedonisë, Branko Cëvenkovski. Paraqitja e tij e fundit ishte letra e tij e hapur me të cilën i dha mbështetje Marrëveshjes së Prespës. Cëvenskovski i cili nuk ka dhënë asnjë vlerësim pëe ndryshimet kushtetuese dhe të gjitha aktualitetet tjera politike në vend, ka marrë pjesë në formimin e një grupi prej burrështetasve të Europës jugore me qëllim të promovimit të realacioneve të mira ndër-fqinjësore dhe vlerave te BE-së, shkruan KOHA.
Klubi nga ish-politikan të rajonit është formuar në Podgoricë nga përfaqësues të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Sllovenisë dhe Kosovës.
Përveç nikoqirit Filip Vujanoviq në këtë klub janë edhe Danilo Turk, Zlatko Lagunxhija, Mirko Cvetkoviq, Jadranka Kosor.
Ideja e klubit është që të fokusohet në të ardhmen dhe të kaluarën, ka thënë Vujanoviq, sipas tij, rajonit i cili është pjesë e strategjisë së zgjerimit të BE-së, është “lodhur” duke pritur, transmeton KOHA.
Në takimin e rradhës të klubit që pritet të mbahet në Zagreb apo Lubjanë, do të kërkohet nga BE që t’i fillon bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Midis anëtarëve tjerë të klubit janë edhe Milan Kuçan, Stipe Mesiq, Igor Llukshiq dhe Hari Kostov. (koha.mk)