Kanë kaluar tre muaj që nga vrasja e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, në disa ndërtesa janë janë shfaqur përsëri grafite me portretin e Ivanoviqit, si një lloj paralajmërimi për prokurorinë që ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij.
Hetimi mbi vrasjen është duke u kryer nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe deri më sot nuk dihet nëse hetimi ka ndonjë rezultat, shkruan gazetametro.
Iniciativa Qytetare SDP gjithashtu rikujtoi se kanë kaluar tre muaj që nga vrasja e udhëheqësit të tyre Oliver Ivanoviq dhe se hetimi ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat.
“Rastin Ivanoviq e mori Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila nganjëherë deklaron vetëm se janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit. Dhe çfarë po bëhet kur nuk ka rezultat, le të themi asgjë,” thuhet në deklaratë, përcjell gazetametro.net
Kjo Iniciativë Qytetare nesër do të fillojnë me peticionin në zonën e këmbësorëve ose rrugën e Sutjeskës, ku u vra Ivanoviq, të merr emrin e tij.
Ivanoviç u vra para zyrës së tij në Kosovska Mitrovica më 16 janar./gazetametro.net