Shëtitje me biçikleta për “Ditën e Paqes”

Strugë, 26 shtator – Grupi i nxënësve dhe mësimdhënësve nga ShMP “Jahja Kemal” nga Struga më 21 shtator “ Ditën e Paqes” e kanë shënuar duke vozitur biçikleta nga Struga deri në Ohër, duke tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së ajrit.

Ne nxënësit dhe mësimdhënësit e ShMP “Jahja Kemal” nga Struga kemi vozitur biçikleta në mes rajonit të Strugës dhe Ohrit. Në dittë kur jo vetë, njerëzit, por edhe kafshët dhe bimët kanë nevojë për qetësi ndjehemi krenar për shkak të këtij aktiviteti. Dëshirojmë që të falënderojmë të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në këtë aktivitet me moton “ Rrotullo pedale për paqe” duke dëshiruar një botë plot me paqe dhe mirësi.