Shëtitje dhe ekipe të dënuara, Champions League “marshon” me 8 përballje

15

Champions League rikthehet sërish. Pas spektaklit në ndeshjet e para në grupe, tani luhen të radhës duke nisur prej orës 18:55 ku zbresin dy ekipe finaliste. Bayern Munich, madje e fitoi Champions, dhe tani ka synim të triumfojë në Rusi kundër Lokomotiv Moscow.

Interi, finalist i Europa League, rikthehet të luaqjë kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Vjet i mposhti 5-0, por sonte do të jetë një tjetër melodi. Shakhtar mposhti në ndeshjen e parë Realin në transfertë, kurse Interi do triumfin e parë pas barazimit me Borussia M’Gladbah.

Në mbrëmje, prej orës 21:00, spikat Atalanta-Ajax për mënyrën se si luajnë këto skuadra, ndërkohë që Atletico Madrid e Real Madrid janë të dënuara për të fituar, pas humbjeve të pësuara në takimet e para.

Liverpool duhet të bëjë detyrat e shtëpisë kundër danezëve të Midtjylland, kurse Manchester City luan në transfertë kundër Marseille. Një tjetër takim i programuar për sot është Porto-Olympiacos, me portugezët favoritë për të triumfuar.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E martë, më 27 tetor, ora 18:55
Lokomotiv Moscow-Bayern Munich
Shakhtar Donetsk-Inter

E martë, më 27 tetor, ora 21:00
Atalanta-Ajax
Atl. Madrid-Salzburg
B. M’Gladbach-Real Madrid
Porto-Olympiacos
Liverpool-Midtjylland
Marseille-Manchester City