Shëtitja në Ballkan është e mangët pa rivierën shqiptare

7

Ballkani vazhdon të jetë një nga destinacionet më të pashkelura të Europës. Ky cep në juglindje të Europës ka shumë për të dhënë – nisur nga qytetet e përsosura, plazhet fantastike, liqenet dhe shumëçka tjetër.

Nëse dëshironi të zbuloni një destinacion të ri, atëherë nisuni për në vendet e Ballkanit, në mesin e tyre do ta gjeni edhe rivierën e jashtëzakonshme shqiptare.

Magazina e udhëtimeve Culture Trip, ka zgjedhur Shqipërinë në mesin e shumë vendeve që duhet t’i shihni në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

“Riviera shqiptare ende është e panjohur për të huajt, por me ujin e saj blu, plazhet e pacenuar dhe limanet, është një vend i përkryer për një arratisje romantike e të përballueshme”, thuhet në shkrimin e Culture Trip.

“Mënyra më e mirë për të eksploruar është të marrësh me qira një makinë dhe të shëtisësh përgjatë bregut. Kudo që të ndalosh do të ndeshësh një plazh të egër shkëmbor”.

“Vetë Shqipëria është një gur i çmuar për eksploruesit e vërtetë dhe i përshtatshëm për ata çifte që kanë nevojë për diçka më shumë se një plazh dhe një koktej”.


Saranda

Vendet tjera që duhet t’i shihni në Ballkan:

panorama-1993645_1280
Liqeni i Bledit, Slloveni

Image result for dubrovnik
Qyteti i Dubrovnikut, Kroaci

santorini
Santorini në Greqi

Image result for mostar bosnia
Qyteti i Mostarit në Bosnje

20225756889_509c631746_k
Fshati Drvengrad, Serbi

Image result for Sibiu
Sibiu në Rumani

plovdiv-1613984_1280
Plovdid në Bullgari

Comments are closed.