Shet motorin për t’u takuar me Mesin

Paulo Vitor Rodrigez është bërë një nga personat më të përfolur në internet kohët e fundit.

Ai përveç faktit që ka idhull Lionel Mesin ka dhe ngjashmëri shumë të madhe me yllin argjentinas. Gjithmonë kur ecën rrugës atë e ndalojnë njerëzit për të bërë foto sepse duket identik si Mesi. Paulo vendosi që ta takojë idhullin e tij duke shkuar atje ku skuadra e Argjentinës kryen stërvitjen. Si i papunë dhe pa të ardhura që ishte ai u detyrua që shesë motorin e tij vetëm që të shkojë atje.

Pas 24 orëve rrugë ai mbërriti ne Salvador aty ku po kryente stërvitjen Argjentina. Të gjithë njerëzit që e panë i kërkonin të bënin foto me të, për shkak të ngjashmërisë të madhe. Paulo, duke qenë i papunë, nuk arriti të marrë bileta për ndeshjet që Argjentina do të luajë kundër Kolumbisë, Paraguajit dhe Katarit.