Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshelj në një emision të televizionit serb, Happy TV është shprehur se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka arritur në Hungari përmes Serbisë, i shoqëruar dhe i siguruar nga grupi i Bajonetave Çetnike, transmeton koha.mk.
“Lajmi më i ri është se vëllai ynë Nikolla Gruevski është nisur nga Maqedonia, përmes Serbisë në Hungari. Kur ka arritur në kufirin me Serbinë, atë e kanë pritur çetnikët serb dhe Bajonetat çetnike e kanë përcjellë dhe siguruar deri në deri në vendkalimin kufitar Horgosh, dhe në ora 5 të mëgjesit të datës 12 nëntor ai është futur në Hungari. Trillime janë ato se ai është nisur nga Tirana me aeroplan ose diçka të tillë, por e vërteta është se ai në Hungari ka arritur përmes vendit vëllazoror të Serbisë”, është shprehur lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshelj.