Sheshel nuk ndalet: Shqiptarët e vranë Oliver Ivanoviqin, ja pse

Lideri radikal serb, Vojsllav Sheshel, ka thënë se në vrasjen e Oliver Ivanoviq, mund të jetë e përfshirë një organizatë shqiptare.

“Ekziston mundësia e madhe që ‘gishtërinj nga jashtë’ të jenë të përfshirë në vrasjen e Ivanoviq”.

“Mund të jetë një organizatë shqiptare që e ka bërë këtë, si pjesë e përpjekjeve për të shfuqizuar Gjykatën Speciale për krime lufte të kryera nga UÇK”, ka thënë Sheshel, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.