Beograd, 24 mars – Në organizim të Partisë Nacionaliste Radikale Serbe sot në sheshin e Beogradit është mbajtur marsh protestues në kujtim të 20 vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi Ish RS të Jugosllavisë ku janë djegur flamujt e BE-së dhe Aleancës.
Marshi ka filluar nga rruga “Knez Mihailova” dhe ka përfunduar para Pallatit presidencial.
Pjesëmarrësit në marshin i ka udhëhequr lideri i PRS-së dhe i akuzuar për krime lufte nga ana e Tribunalit të Hagës Voisllav Sheshel i cili në fillim të tubimit ka djegur flamujt e BE-së dhe NATO-s.
Sheshel më pas deklaroi se me djegien e flamujve “ka dashur të tregoj se çka mendon për BE-në dhe NATO-n”.