Barcelona-PSV, e luajtur të martën në “Camp Nou”, e fituar pastër 4-0 nga katalanasit, ku ylli argjentinas realizoi një “hat trick”, u parapri nga një luftë e vërtetë mes tifozëve, para ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampioneve. Karriget kokës janë më e pakta që tifozët e skuadrës holandeze kanë provuar në kurrizin e një tifozi kundërshtar, ku ky i fundit mbeti i gjakosur dhe pa ndjenja, i shtrirë përtokë. Sipas medias spanjolle, ky sherr u përmbyll me disa tifozë të ndaluar nga policia.