Sherri fushave artificiale, 50 futbolliste diagnostikohen me kancer

Një studim dhe analizim i fundit ka tronditur botën e futbollit pasi sipas disa analizave, të paktën 50 futbolliste janë diagnostikuar me kancer dhe sipas ekspertëve shkak janë bërë substancat kimike në fushën e futbollit me bar artificial. Amy Griffin, asistente-trajnere e ekipit të futbollistëve të grupit të femrave në Universitetin e Uashingtonit, thotë se 53 lojtare – shumica portiere – janë prekur në mënyrë misterioze nga sëmundja pasi i janë bashkuar ekipit. Rreth 230 futbollistë në të gjithë botën janë prekur nga kanceri si pasojë e këtyre fushave dhe 1/8 e tyre gjenden në të njëjtin ekip. Fushat me bar artificial, të krijuara me fibra sintetike për të imituar barin dhe copëza gominash të përdorura në vend të dheut, përdoren zakonisht për fushat e futbollit në mjedise të jashtme.

Amy Griffin

Studimet kanë treguar se materialet e prodhuara nga copëza gomash të riciklueshme përmbajnë një përzierje substancash toksike, si karbon i zi, i cili është vërtetuar se çon në zhvillimin e tumorit, shkruan Albeu.com  Pavarësisht se hetimet nga autoritetet kanë treguar se fushat nuk përbëjnë asnjë rrezik, futbollistët dhe trajnerët kërkojnë që të bëhen më shumë hetime për të zbuluar si përfundojnë substancat kimike dhe ato kancerogjene nga copëzat e gomave në enët e gjakut të lojtarëve. Fushat artificiale të futbollit janë shtuar shumë kohët e fundit, për shkak të rezistencës ndaj motit, kostos së ulët dhe nuk kanë nevojë që të ujiten apo për t’u prerë bari.