Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, dhe vajza e Donald Trump-it, Ivanka Trump, thuhet se kanë një marrëdhënie të “ftohtë”, sipas Vanity Fair. Revista citon burime të afërta me familjen e Presidentit amerikan, të cilët i thanë se dy zonjat nuk durojnë dot njëra-tjetrën. Një ndër shkaqet është fakti se Ivanka Trump është angazhuar së tepërmi në takimet zyrtare që zhvillon Presidenti Donald Trump. Kjo gjë ka nervozuar Zonjën e Parë, Melania. Një tjetër burim i gazetës thotë se Melania është e mërzitur për shkak se që në fillim nuk ka dashur të bëhej Zonja e Parë e Amerikës. Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë mohoi këto pretendime dhe deklaroi se Ivanka dhe Melania kanë një marrëdhënie të afërt.