Ky është një moment tronditës ku një grup të rinjsh zihen me grushta me njëri-tjetrin pasi dalin nga një lokal nate në Marbella, Spanjë. Shkak i kësaj grindje është bërë një femër, pasi siç shkruan Daily Mail ajo kishte flirtuar me një nga djemtë e grupit tjetër që nuk ndodhej në tavolinën e tyre. Dy prej rreth 12 të rinjve të përfshirë në konflikt u rrëzuan pa ndjenja në tokë. Të rinjtë besohet se janë që të gjithë nga Spanja. Policia po heton këtë incident dhe po punon për zbardhjen e motiveve që çuan në grindje midis të rinjve