Shërohet nga Covid 19, deputeti Arbër Ademi

57

Shkup, 9 gusht – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka njoftuar opinionin përmes një postimi në fejsbuk se është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19, dhe se prej nesër do ti kthehet aktiviteteve!

Gjithashtu ka porositur qytetarët të kenë kujdes, të mbajnë maska dhe distancën.

Ja postimi i Ademit:

“Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht!

Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin.

Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën.

Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!” – ka shkruar Arbër Ademi.

Comments are closed.