Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup” nga e hëna zhvendoset në ndërtesën administrative të sapondërtuar në rr. “Lazar Liçenoski” nr. 17 nën Kalanë e Shkupit. Për shkak të zhvendosjes shërbimi pagesor sot do të punojë prej orës 7:30 deri në orën 15:30, ndërsa për fundjavë nuk do të jetë në funksion. Nga e hëna shërbimi pagesor do të punojë me orar normal të punës, prej orës 7:30 deri në orën 19:00 gjatë javës, ndërsa të shtunën prej orës 09:00 deri në orën 14:00, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.