Athinë, 3 gusht – Numri i i viktimave të identifikuara nga zjarret katastrofike në pjesën lindore të zonës Atika, sipas kumtesës së shërbimit të zjarrfikësve të Greqisë, arrin 85 persona, nga të cilët katër iu nënshtruan lëndimeve në spitalet e Athinës, ndërsa 81 persona janë identifikuar në Drejtorinë për hetime kriminale të policisë greke.
Në Drejtori ekzistojnë edhe dy trupa të paidentifikuar me ADN të disponueshme, por të cilët askush nga të afërmit e tyre nuk i ka kërkuar.
Shërbimi i zjarrfikësve të Greqisë, kumton se në bazë të dokumenteve të parashtruara zyrtare, një person llogaritet i zhdukur.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, mbetet e paqartë nëse në Drejtorinë për hetime kriminale të policisë greke kanë përfunduar me procesin e identifikimit të trupave.
Më 29 korrik, shërbimi i zjarrfikësve të Greqisë, për herë të parë zyrtarisht e kumtoi numrin e personave të zhdukur, ndërsa sipas informacioneve të atëhershme 91 persona ishin të vdekur, ndërsa 25 llogariteshin të zhdukur.
Nga sektori për mjekësi ligjore të cilët e zhvilluan procesin e autopsisë, pas përfundimit ditën e premte, siç njoftoi atëherë MIA, deklaruan se është bërë autopsia e 86 personave. Ndërkohë, katër persona e humbën jetën derisa ishin një mjekim në spitalet e Athinës.