Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, janë kryer 246186 shërbime konsullore, kurse në vitin 2018 ka patur 442054. Shërbimi konsullor i Përfaqësive, gjatë periudhës 1 janar-21 gusht 2018 ka kryer 51 635 dhe 89 691 janë kryer këtë vit.
“Për shkak të vëmendjes së shtuar në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, puna e MEPJ përgjatë vitit 2019 ka shënuar një shifër rekord në ofrim të shërbimeve konsullore. Kjo shifër përfshin: dhënie vizash, vërtetime në rast humbje dokumentesh, vërtetime identiteti, prokura të posaçme e deklarata noteriale, çertifikata familjare e lindje, regjistrime fëmijësh, karta ID dhe pasaporta, mes të tjerash”,-shprehet Cakaj në postimin e tij.