Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt të vitit 2017, në krahasim me janarin e vitit 2017, janë ulur për 0,1 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës. Krahasuar nëpër grupet e shërbimeve, ulje është vërejtur në grupin e bujtjeve për 0,7 për qind.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në shkurt të vitit 2017, në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, është rritur për 0,3 për qind. Indeksii përmbledhur i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-shkurt të vitit 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 0,4 për qind, derisa në raport me dhjetorin e vitit 2016 është ulur për 0,1 për qind.