Shkup, 8 korrik – Çmimet e shërbimeve hotelierike në qershor në krahasim me majin e këtij viti janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa në krahasim me qershorin e vitit të kaluar për 1,5 për qind.
Rritje në krahasim me muajin maj është vërejtur te grupet Ushqim për 0,3 % dhe bujtje për 0,1%.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-qershor të vitit 2019, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 1,8 për qind, përderisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2018 mbeti në nivel të njëjtë, kumtoi Enti shtetëror përstatistikë. (koha.mk)