Çmimet e shërbimeve hotelierike në nëntor të këtij viti, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 17,1 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.
Në mënyrë kumulative, në periudhën janar – nëntor të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, çmimet janë më të larta për 11.9 për qind.
Në nëntor të këtij viti, megjithatë, në krahasim me muajin paraprak, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 0,1 për qind. Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqim për 0,1 për qind, Pije alkoolike për 0,5 për qind dhe Pije joalkoolike për 0,1 për qind.