Shkup, 12 nëntor – Shërbimet gjyqësore gjatë ditës së sotme bëjnë përpjekje të reja që ta dorëzojnë vendimin e Këshillit penal, me të cilën refuzohet ankesa kundër vendimit të gjykatësit për kryerjen e sanksioneve për anulim të dënimit dyvjeçar me burg për Nikolla Gruevskin, me çka do të kompletohej dorëzimi.
Po qe se dërgimi nuk kompletohet, siç është theksuar në kumtesën e Gjykatës Penale, gjykatësi për kryerje të sanksioneve mund të ndërmerr masa shtesë konform Ligjit për kryerje të sanksioneve.
Nga Gjykata Themelore Shkupit 1 informojnë se nga INP Burgu Shkupi – Shkup deri te Gjykata sot është dorëzuar njoftim se i pandehuri në lëndën me KOK nr 59/17 nga prokuroria të shënuar si “Tank” ende nuk është paraqitur në kryerjen e dënimit të vërtetuar me ligj.