Uashington, 11 shkurt – Shërbimet sekrete të SHBA-së dhe të Gjermanisë me vite kanë spiunuar më shumë se njëqind vende përmes kompanisë zvicerane e specializuar për kodim, publikoi “Uashington post”.
Kompania “Kripto” (Crypto AG) u bë lider i tregut për kodim të pajisjes pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri para pak kohe e ka shitur pajisjen e saj në mbi 120 vende në vlerë prej milion dollarë, theksohet në hetimin e “Uashington post” të zbatuar së bashku me televizionin gjerman ZDF dhe rediotelevizionin zviceran SRF.
Klientë të kompanisë kanë qenë edhe Irani, huntët ushtarak të Amerikës Latine, India , Pakistani, dhe madje edhe Vatikani, sipas gazetës amerikane, kundërshtarët kryesorë të SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë. Bashkimit Sovjetik dhe Kina asnjëherë nuk kanë qenë klientë të Kriptos.
Në vitin 1970, kompania Kripto ishte blerë fshehtas nga Agjencia Zbuluese Qendrore e SHBA-së (CIA), në partneritet me shërbimit zbulues gjerman (BND). Zbulimi gjerman doli nga kjo pronësi në vitet e 90-ta, me ç’rast CIA e shiti Kriptonin në vitin 2018.
Të dyja agjencitë për kundërzbulim ia kanë instaluar pajisjen asaj kompanie që të munden lehtë t’i depërtojnë kodet që i përdorin vendet (klientë) që të dërgojnë porosi të koduara.
Ata në këtë mënyrë e kanë ndjekur krizën e pengjeve në ambasadën amerikane në Teheran në vitin 1979, kanë dhënë informacione për armatën argjentinase Londrës gjatë luftës së Falklandit, i kanë vëzhguar vrasjet e diktatorëve nga Amerika Jugore dhe i kanë befasuar përfaqësuesit libian të cilët u përshëndetën pas sulmit në diskotekën në Berlinin Perëndimor në vitin 1986, kur dy ushtarë amerikanë u vranë, thekson “Uashington post”.
Operacioni i quajtur “Tezaurus”, ndërsa pastaj “Rubikon”, ishte një kthesë në zbulim me shekuj, bëri të ditur CIA në raportin e vitit 2004, që e kanë shkruar hetuesit. Ata gjithashtu kanë pasur qasje deri te dokumentet e mbledhura nga zbulimi gjerman në vitin 2008.
As CIA as BND-ja nuk deshën ta komentojnë hetimin, por nuk e mohuan autenticitetin e dokumenteve, transmeton “Uashington post”.(koha.mk)