Konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe pijeve të sheqerosura mund të trefishojë rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Megjithatë një tjetër konfirmim për rrezikshmërinë e sheqerit vjen nga disa studime amerikane të Qendrave për parandalimin dhe kontrollet e sëmundjeve në Atalanta. Studimi i bërë është botuar në “Jama Internal medicine”, ku është shqyrtuar marrëdhënia midis marrjes së sheqernave dhe vdekjeve kardiovaskulare. U arrit në përfundimin se është e mjaftueshme qoftë një pije e sheqerosur në ditë, për të rritur rrezikun e vdekjes nga sëmundje, që përfshijnë arteriet dhe zemrën. Sipas studiuesve, ata që marrin një të katërtën e totalit të kalorive nga sheqeri, trefishojnë rrezikun në krahasim me ata që konsumojnë vetëm 10% të kalorive nga sheqeri, e cila është dhe doza maksimale e rekomanduar nga Shëndetësia Botërore. Pra, duhet t’i eliminoni, ose të paktën të reduktoni konsumimin e ëmbëlsirave dhe pijeve me sheqer.