Është nga Kumanova, por jeton në Gjermani, këngëtari Shenur Ajeti tashmë ka gjetur rrugën e muzikës dhe po i ecë shumë mbarë. Deri më tani ka realizuar disa projekte e nuk e ka ndërmend të ndalet, këto i tregon në një bisedë të shkurtë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Kënga juaj e parë u prit shumë mirë nga publiku, si ju bën të ndiheni ky fakt?
Isha në stres në momentin kur kënga u publikua meqenëse ishte kënga ime e parë kisha dyshime mirëpo në momentin që shikoja klikimet dhe komentet pozitive morra sigurinë që kjo është puna që di të bëj më së miri.
KOHA: Kënga flet për dashurinë, kush është kujdesur për tekstin?
Ishe ideja e ime, dëshiroja një këngë e cila do të depërtonte direkt tek publiku.
KOHA: Ju jetoni në Europë, ku dëshironi të vazhdoni karrierën muzikore?
Sigurisht në trojet shqiptare.
KOHA: Kur pritet lansimi i projektit të radhës?
Projekti i ri është duke u punuar, pas sezonës verore besoj që do jetë gati edhe për treg.
KOHA: Do jetë ndonjë bashkëpunim?
Sipas gjitha gjasave po.
KOHA: Këtë verë je i angazhuar në dasma dhe ahengje familjare?
Po jam i ftuar si mysafir special në disa dasma në Kosovë.
KOHA: Mesazhi juaj për publikun?
Falë publikuar unë arrita që ëndrrën time ta bëj realitet, kështu që asnjëherë nuk do e zhgënjej.