Gjithçka mund të ndodh gjatë kampionatit kilian. Kur themi gjithçka, do të thotë: mund të bësh gol, të propozosh për martesë e më pas të dëmtohesh.
Në ndeshjen mes Everton dhe Antofagasta futbollisti venezuelan Eduard Bello shënoi dopietë dhe pas golit të tij të parë vrapoi drejt shkallëve të tifozërisë me një unazë në dorë, u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës me martesë.
Pasi mori “Po-në”, ai nuk pati kohë as të jepte puthjen tradicionale pas vendosjes së unazës, sepse iu rikthye fushës së blertë.
Më pas ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij në përfundim të pjesës së parë në shifrat 2-1. Epo më bukur se kaq nuk mund të ndodhte për Bellon, ose të paktën kështu u mendua në pjesë të parë.
Mesfushori në pjesë të dytë ka pësuar një dëmtim të rëndë pas një përplasjeje me Dilan Zuniga. Ai duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për tre-katër muaj. Nga një ëndërr, gjithçka u shndërrua në makth.
https://www.youtube.com/watch?v=D6NqTBqA4tU