Shënojnë rënie çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që të lirohen çmimet e derivateve të naftës. Benzinat lirohen për 0.50 denarë për litër, ndërsa dizeli për 2.50 denarë. Vaji Ekstra I Lehtë për Amvisëri do të shitet për 2 denarë më lirë. Çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse
të transportit janë:
ЕUROSUPER BS – 95 – 93,50 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 – 96,00 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 96,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 91,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 49,189 (denarë/kilogram)