Sampdoria shënoi fitore në derbin lokal ndaj Genoas të shtunën, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Sampdoria fitoi minimalisht 1:0 falë golit të Manolo Gabbiadinit.
Këpuca e sulmuesit italian tash është kthyer në vepër arti. Klubi italian përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Twitter”, ka postuar foton e këpucës së sulmuesit të varur në murin e dhomave të zhveshjes si një vepër arti.