Kilian Mbappe, është vetëm 18 vjeç, por ka çmendur gjysmën e Evropës pas paraqitjes ndaj City-it. Talenti i francezëve shënoi ndaj “qytetarëve” duke dhënë një sinjal të qartë bëhet fjalë për një futbollist me të ardhme të madhe. I krahasuar me Henry, tashmë klubet më të pasur kanë nisur kontaktet dhe Monako e ka të qartë se nuk do ta mbajë gjatë. Klubi francez i ka vendosur çmimin prej 60 milionë eurosh talentit të vet dhe e ka bërë të qartë që nuk ulet në bisedime për oferta më të ulëta.