Renxhërs mposhti me rezultatin 2-0 Modheruellin ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të ne kampionatin skocez. Megjithatë një episod i veçantë ka ndodhur në minutën e 70’, kur Morelos shënoi golin e dytë për ekipin e Xherardit. Këtu ishte edhe çudia, pasi shënoi lojtari në fjalë u drejtua tek tifozët duke festuar në një mënyrë të veçantë, edhe për shkak se ishte vërshëllyer gjatë gjithë takimit.
Menjëherë pas kësaj, lojtari pa të ndëshkohej nga arbitri me kartonin e verdhë, i cili ishte i dyti dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës. Morelos ishte i habitur nga ky vendim i arbitrit, duke i kërkuar llogari, por gjyqtari ishte i vendosur për ta ndëshkuar.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
https://twitter.com/i/status/1206493020385882112