Prishtinë, 16 tetor – Është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, ka konfirmuar QKUK. Pak ditë më parë në QKUK kishte vdekur një foshnje 15-muajshe, ndërsa tani ka vdekur një 37-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, viktima ishte nga komuna e Lipjanit dhe para dy muajsh ishte diagnostikuar me turberkuloz, ndërkohë qe më shumë se dy javë ishte i diagnostikuar me fruth dhe ndodhej në Klinikën Infektive. “Ju konfirmoj se sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muajsh ishte diagnostikuar me tuberkuloz, ndërkohë qe më shumë se 2 javë i diagnostikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infektive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe rianimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetojë, me që gjendja ishte shumë e rëndë”, thuhet në njoftimin nga QKUK.