Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale shiu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup, siç informon DPHM, do të mbajë mot i vranët, me erë të dobët juglindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë Celsius.