Shkup, 29 janar – Në suaza të shënimit të Ditës Evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale sot do të mbahet mbyllja e projektit “Mbështetje për qasjen në të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale” i financuar nga Bashkimi Evropian në organizim të Drejtorisë për Mbrojtjen e të dhënave personale.
Në ngjarje të gjitha palët e interesuara, oficerë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përfaqësues të tjerë të sektorit publik, privat dhe joqeveritar, organizatave ndërkombëtare, donatorëve, mediave dhe opinionit më të gjerë do të kenë mundësi të njoftohen me sfidat e Rregullores së re të përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila është e transponuar në propozim Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në konferencë do të prezantohen edhe rezultatet dhe arritjet e projektit të arritura gjatë zbatimit të tërësishëm të tij në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në ngjarje janë parashikuar fjalime të drejtorit të Drejtorisë, Goran Trajkovski dhe përfaqësuesit të lartë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.