Shënohet dita e Komunës së Tetovës

Tetovë, 5 mars – Me seancë solemne në sallën e madhe të rinovuar të Këshillit të komunës së Tetovës sot ishte shënuar 3 Marsi – Dita e komunës. Kjo ditë në vitin 2003 ishte zgjedhur si festë në nder të formimit të këshillit të parë shumë partiak të komunës së Tetovës në vitin 1992, raporton gazeta KOHA.

Vonesa dyditëshe e festimit erdhi për shkak të përfundimit të punëve për rindërtim të sallës. Kryetarja e komunës Teuta Arifi e cila mbajti fjalim para të pranishmëve bëri mbikëqyrje të shkurtër të punës që e kanë përfunduar këtë vit që kaloi në plan arsimor, kulturor dhe social, por një pjesë të madhe të fjalimit të saj ia kushtoi sfidave që i presin në të ardhmen.

“Në këtë vit 2019 Tetova do të bëhet me bulevarde dhe rrugë të reja. Banka botërore e miratoi projektin për vazhdim të bulevardit “Industriska” në gjatësi prej 670 metra i cili do të kalojë nëpër Qendrën sportive deri te kazerma që të lirojë një pjesë të komunikacionit të dendur të qytetit. Do të vazhdojmë edhe me depërtim në bulevardin “Bllagoja Toska” për çka gjendemi në fund të fazës së parë të procesit për shpronësim. Që ta vendosim në funksion ndërmarrjen komunale për transport publik u paraqitëm në programin MSIP-2, i cili do të na sigurojë gjashtë autobusë të qytetit me standarde më bashkëkohore ekologjike”, tha Arifi.

Në mënyrë të tillë tha ajo, Tetova përfundimisht do të bëhet me transport të qytetit njëkohësisht duke i zvogëluar efektet negative nga ndotja e ajrit dhe bllokimi i trafikut të qytetit.(koha.mk)