Me disa manifestime kulturore, humanitare dhe sportive, sot u shënua 13 Nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit.
Delegacione nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Kabinetit të presidentit të Maqedonisë, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë së ARM-së dhe nga Qyteti i Shkupit, si dhe përfaqësues nga partitë politike, shoqata dhe luftëtarë vendosën lule para Përmendores së çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit para pllajës së Qeverisë, para Përmendores në Varrezat e partizanëve “Butel” dhe para përmendores së gjeneral Mihajllo Apostollski në varrezat e qytetit “Butel”.
Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski theksoi se shënohen 72 vjet nga çlirimi i kryeqytetit dhe se sot Shkupi pulson si një qytet i lirë dhe lëviz nëpër shtegun e zhvillimit të tij të vazhdueshëm.
“Të jesh sot para përmendores të Çlirimtarëve, do të thotë të nderohen të gjithë të cilët e kanë flijuar jetën për një Maqedoni të pavarur, të falënderohen të gjithë ata që rininë e tyre e kanë flijuar në çlirimin nga okupimi fashist, të gjithëve që në shtatë dekadat e fundit i kanë realizuar idetë e tyre humane, por edhe të gjithë çlirimtarëve të cilët nuk e kanë pritur realizimin e idealeve të tilla”, tha Trajanovski.
Sonte në Operën dhe baletin e Maqedonisë, do të ndahen çmimet “13 Nëntori” dhe do të ekspozohen vepra nga 11 koloni ndërkombëtare të artit “Shkupi 2016”.
Me rastin e festës sot në mëngjes kryetari i Shkupit Trajanovski u takua me përfaqësuesit e Bordit të qytetit të Lidhjes së luftëtarëve nga LNÇ-ja.
Nga manifestimet sportive, për sot janë paraparë ngjitje tradicionale në majën “Luboten”, uaterpolo turnir ndërkombëtar dhe Garë atletike e natës “Nëpër rrugët e Shkupit”.
Më 13 nëntor para 72 viteve luftëtarët e Divizionit 42 dhe i 50-të të ushtrisë së Maqedonisë dhe të brigadës së 16-të të Maqedonisë e çliruan Shkupin nga okupimi fashist.
Pas luftimeve disaditëshe të rënda me pjesëtarët e divizionit të 22-të gjerman, të përbërë nga regjimenti i 47-të dhe 65-të dhe pjesë të divizionit të 11-të ajror desant, si dhe me brigadën gjermane “Angermiler” e cila ishte e vendosur para grykës së Kaçanikut, luftëtarët me marsh triumfues hynë në qytet.