Biblioteka Universitare dhe Kombëtare “Shën Klimenti i Ohrit” sot e shënoi Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave Autoriale – 23 Prillin i cili në vitin 1995 është zgjedhur nga UNESKO në mënyrë simbolike si datë në të cilën në vitin 1616 kanë vdekur dy kolosë të letërsisë botërore, Uiliam Shekspir dhe Miguel de Servantes. Në shënimin në BUK janë lexua mesazhet e sivjetme – ai botëror i drejtoreshës së përgjithshme të UNESKO-s, Irina Bokova dhe mesazhi i Maqedonisë të cilin sivjet e shkroi filozofi dhe poeti, prof.dr. Ivan Xheparoski.
Sekretarja e përgjithshme e Komisionit nacional të UNESKO-s, Lidia Topuzovska në fjalim theksoi se marrëdhënia jonë ndaj librit në masë të madhe e përcakton marrëdhënien tonë ndaj kulturës. Tha se libri ka rëndësi universale dhe të paçmueshme për njerëzimin, se është mjet i cili e shpreh dhe në të njëjtën kohë e ruan diversitetin kulturor të popujve. Më pas e nënvizoi edhe apelin e UNESKO-s.
“Sivjet UNESKO këtë ditë ua kushtoi kategorive më të ndjeshme, me çka përputhet me parimet humane dhe iniciativat e kësaj Organizate të Kombeve të Bashkuara. Në këtë drejtim, do të drejtohem deri tek të gjitha institucionet kompetente dhe deri tek individët – që t’u ndihmojnë të rinjve dhe kategorive të ndjeshme të qytetarëve – të fitojnë arsim cilësor i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë njësoj, që t’u mundësojnë mundësi të barabarta për perfeksionim dhe punësim, tha Topuzovska, duke e cituar Bokovan prej mesazhit të saj – humaniteti i një shoqërie matet me shkallën e përkujdesit ndaj kategorive më të ndjeshme.
Zëvendësambasadori i Spanjës në Maqedoni, Fernando Lopez de Kastro përkujtoi për shënimin e dyfishtë të vitit të kaluar 400 vite nga vdekja e Shekspirit dhe Servantesit, me të cilët lidhet Dita botërore e librit. Në BUK u ekspozuan libra prej autorëve spanjollë dhe maqedonas dhe sipas traditës së vjetër katalonase, vizitorët morën dhuratë libër dhe trëndafil.