Biblioteka Kombëtare universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, sot do ta shënojë Ditën botërore të librit dhe të drejtës autoriale. Në shënim do të lexohen porositë nga drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s Irina Bokova dhe nga profesori Ivan Xheparoski.
Bokova në porosinë e saj u përqendrua në problemet me personat me hendikap dhe inkluzionin e tyre, thekson se librat kanë fuqi për ta transmetuar vizionin tonë për shoqëri të bazuar në njohurinë inkluzive, pluraliste, të drejtë dhe të hapur për pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve.
Ajo në porosi vëren se Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me hendikap dhe qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, shënojnë ndryshime në paradigmën në njohjen e të drejtës së personave me hendikap për qasje deri te librat, deri te njohuria dhe deri te jeta kulturore, me trajtim të njëjtë siç e kanë edhe njerëzit e tjerë.
Në porosinë e Maqedonisë, Xheparoski shënimin e sivjetëm të ditës së librit ia kushton italianit të njohur, siç thotë, teoricien i kulturës dhe autor kulturor i bestsellerit letrar postmodernist “Emri i trëndafilit”, i njohuri Umberto Eko. Në Bibliotekën universitare përveç porosive do të lexohet poezia e Bllazhe Koneskit, të përkthyer në gjuhën spanjolle, do të mbahet ekspozitë e librave të përkthyera nga letërsia maqedonase në gjuhë të huaja në edicionin e botuesve spanjollë.