Shkup, 22 maj – Në vend sot shënohet Dita botërore e diversitetit biologjik. Në shënim do të drejtohet ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki.
Do të promovohen dy dokumentet më të rëndësishme kombëtare në sferën natyra – Strategjia kombëtare për mbrojtje të natyrës me Planin e akcizës (2017-2027) dhe Strategjia kombëtare për diversitet biologjik (2018-2023).
Organizatorë të ngjarjes janë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Programin e KB-së për mjedis jetësor – Zyra në Shkup, Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, Programi për ruajtjen e natyrës dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.