Shënohet 13 vjetori nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Në Maqedoni sot do shënohet  13 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror në Rotmile në afërsi të Mostarit. Në Shkup, në Alenë e Kolosëve të Varrezat e Qytetit në Butel  lule nl varrin e Trajkovskit do të vendosin anëtarët e familjes së presidentit, delegacione dhe qytetarë. Përvjetori i vdekjes së presidentit Trajkovski do të shënohet edhe para pllajës së Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar. Për fatkeqësinë e cila ndodhi në atarin e fshatit Huskoviq, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së “kingerit”, për atë nëse ka ndodhur fatkeqësi aeroplani apo ka qenë “terrorizëm”, prej atëherë e deri më tani janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve me të cilët kryesuan Sallko Begiq dhe Omer Kuliq, e në të cilët morën pjesë edhe ekspertë nga Maqedonia.

Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e “kingerit” ceken gabimet e pilotit dhe lëshime të tjera indirekte të sistemit.

Me kërkesë të Maqedonisë, me mbështetje nga eurodeputeti Andreas Gros, pas grumbullimit të dëshmive shtesë nga ana e MPB-së së Maqedonisë është hapur hetim i ri në janar të vitit 2013, të cilën e ka udhëhequr Kuliq. Në raportin e parë si shkak kryesor për rrëzimin e “kingerit” janë theksuar “gabime proceduriale në periudhën e aterimit, për nga lartësia dhe nga vendi, në aeroportin në Mostar, në fluturim të kontrolluar”. Në raportin e dytë janë theksuar edhe lëshime sistematike, ndërsa është publikuar edhe transkripti i kutisë së zetë, respektivisht gjithë biseda mes pilotëve dhe biseda me kontrollin e fluturimit.

Shtatë procedura gjatë fluturimit nga ana e pilotëve dhe pesë gabime sistematike të institucioneve kompetente në Maqedoni dhe në BeH janë shkaqet për rrëzimin e “kingerit”, qëndron në raportin e ri që e prezantoi Kuliq. Pala maqedonase në tërësi i pranon konstatimet me propozimet shtesë, të cilat kanë të bëjnë me sistemin VOR, vetë procedura, kërkesa dhe shpëtimi pas rrëzimit të kingerit dhe formulimi për lundrimin e fluturakes. Por, për palën maqedonase është e paqartë se pse është riorientuar lokacioni se ku të kërkohet aeroplani, edhe pse Kuliq thotë se kontrollori i fluturimit e ka ditur se ku është rrëzuar aeroplani.

Në fatkeqësinë ajrore krahas presidentit Boris Trajkovski, jetët i kanë humbur edhe zëdhënësja Dimka Ilkova-Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.