Në fshatin e tij Gollomboç, komuna e Pustecit, është shënuar 106 vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh Sterjo Spase.
Respekt i shprehën një numër i madh i banorëve të cilët dhuruan lule të freskëta në bustin i cili është vendosur në qendër të fshatit.
Sterjo Spase ka lindur në fshatin Gollomboç, Prespa e Vogël në vitin 1914 ndërsa ka vdekur në Tiranë në vitin 1989. Ai është shkrimtari njohur dhe njëri nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të literaturës bashkëkohore shqiptare. I njohur është edhe si antolog, përkthyes, autor i teksteve shkollore dhe mbledhës i foklorit në Prespë të Vogël.
Përveç në Shqipëri është shkolluar në Universitetin Florenca në Itali në ish LRSS-në. Është autor i 15-të romaneve dhe shumë tregimeve. Veprimtaria e tij më e njohur letrare është “Nga jeta në jetë Pse?”, i cili është shkruar në lloj të ditarit dhe fokusohet në një dilemë tragjike të intelektualit të ri në fshat.