Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot e shënon jubileun për 50 vjetorin e formimit të saj. Në Akademinë solemne që do të mbahet me këtë rast do të kenë fjalime presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe kryetari i ASAHM-it, akademiku Taki Fiti. Në kuadër të shënimit, përveç programit muzikor do të shfaqet filmi “50 vjet ASHAM”.
ASHAM-i është themeluar më 23 shkurt të vitit 1967, ndërsa kryetari i parë i saj ishte, Bllazhe Koneski. Anëtarët e ASHAM-it zgjidhen në çdo tre vjet në Asamblenë e Përgjithshme të Akademisë dhe që nga formimi e deri më tani ASAHM-i ka pasur 154 anëtarë, nga të cilët 41 janë me status të anëtarëve të rregullt, ndërsa 33 janë me status të anëtarëve jashtë përbërjes së punës.
Deri më tani ka pasur edhe katër anëtarë të nderit edhe atë Kole Çashule, Josip Broz-Tito, Eduard Kardel dhe Boris Evgenoviç Paton. Akademiku më i vjetër është Gjorgji Filipovski (1919), ndërsa më i riu Abdylmenaf Bexheti (1959). ASHAM është anëtare e CEN (Rrjeti i akademive nga Evropa Qendrore dhe Lindore) dhe SEEA (akademi nga Evropa juglindore).
Në bazë të rregullt të projekteve të përbashkëta shkencore-akademike ASAHM bashkëpunon me Akademinë evropiane të shkencave dhe arteve, Shoqatën e shkencave “Lajbnic” nga Berlini, Akademia bullgare e shkencave dhe akademive nacionale të shkencave të Ukrainës, Rusisë, Polonisë, Rumanisë, Hungarisë, Serbisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Kosovës dhe Turqisë.
ASHAM deri më tani ka dhënë rreth 1.690 punë shkencore nga të gjitha sferat e shkencës dhe arteve. edicionet përfshijnë numër të madh të monografive shkencore, koleksione të punëve, projekte dhe studime shkencore-hulumtuese, përmbledhje, katologje dhe letërsi artistike të gjuhës maqedonase dhe angleze.