Dëgjojmë vazhdimisht të flitet për toksinat, bakteret apo mikroorganizmat e ndryshëm që jetojnë në trupin tonë, i gjejmë në ushqime apo në ambientin që na rrethon, por rrallëherë e trajtojmë seriozisht këtë temë. Duhej të ishin pikërisht shifrat alarmante të lëshuara nga The Hearty Soul, ato që do të ndiznin shigjetën e alarmit tek shumë njerëz. E duke u ndalur tek shifrat duhet të themi që gjatë një viti, një njeri me zhvillimin fiziologjik normal është i ekspozuar ndaj 2.5 miliardë kilogramë kimikate toksike. Me kalimin e kohës, toksinat që gjenden në trupin tonë shumohen dhe fillojnë ta sulmojnë atë, ky është momenti që duhet t’i kushtoni rëndësi simptomave të tilla si shtimi në peshë, lodhja, dhimbja e kokës etj.
– Dhimbje koke
– Frymë me erë të rëndë /dhëmbë të verdhë
– Mbajtja e tepërt e ujit
– Pagjumësi
– Lodhje e vazhdueshme dhe mungesë energjish
– Fryrje barku
– Djersitje e tepërt gjatë natës
– Dhimbje muskujsh.