Erin Smith Chieze i mbijetoi kancerit të gjirit dhe ka postuar këtë foto në faqen e saj në Facebook. Chieze donte të shpërndante diçka që mund t’ju vinte në ndihmë grave me këtë sëmundje. Prandaj ajo zgjodhi një grafik me një duzinë limona për të ilustruar 12 simptomat e kancerit të gjirit që nuk duhet të injorohen, përfshirë edhe ato më pak të njohura, si gropëza apo rrjedhja e një lëngu nga maja e gjirit. Grafiku është pjesë e fushatës #KnowYourLemons, e iniciuar nga Organizata Mbarëbotërore e Kancerit të Gjirit. 12 shenjat e kancerit të gjirit, të ilustruara edhe në foto janë:
Ndryshim në madhësi ose formë.
Skuqje në lëkurë dhe përreth thithkës.
Rrjedhje e lëngut nga maja e gjirit.
Ënjtje në sqetull ose pjesës përreth supeve.
Dhimbje të vazhdueshme në gjoks dhe sqetull.
Ndryshim të ngjyrës së lëkurës, merr një ngjyrë si të lëkurës së portokallit.
Gjoksi fillon të ndryshojë pozicion ose formë.
Formohet një gjëndër, që duket ndryshe nga indet e tjera të gjirit.
Zgjerim të venave në gji, tregojnë se kanceri po bllokon një enë të gjakut.
Gropëz, kanceri ngjitet pas indeve të gjirit dhe i tërheq ato brenda.
Gërryerje të lëkurës, në raste më të rralla, kanceri që rritet poshtë lëkurës mund ta çajë mes përmes dhe të shkaktojë plagë në gji.
Gjëndër e padukshme.