Kanceri i zorrëve është njëra nga sëmundjet më të zakonshme te njerëzit. Sipas NHS-së, shumica e personave të prekur nga kjo sëmundje janë të moshës mbi 60-vjeç. Faktorët që rritin rrezikun nga prekja me këtë sëmundje janë dieta e lartë me mish të kuq, mbipesha, mungesa e ushtrimeve, alkooli, pirja e duhanit dhe historia familjare. Këto janë shenjat se mund të prekeni nga kanceri në zorrë:
– Dhimbja në stomak. Njëra nga shenjat më të zakonshme të kancerit të zorrëve është dhimbja në zonën e stomakut dhe fryrja.
– Lodhja. Kanceri mund të shkaktojë dobësi dhe lodhje. Por kjo lodhje do të ndihet më shumë se lodhja normale.
– Gjakderdhje. Gjakderdhja rektale – ku rrjedh gjak nga rektumi – mund të jetë gjithashtu një shenjë, sipas Shoqatës amerikane të kancerit.
– Gjendja e zorrëve. Derisa gjendja e zorrëve të disa njerëzve mund të ndryshojë për arsye të caktuara, nëse ato zgjasin më shumë se disa ditë, atëherë kjo mund të jetë shenjë e kancerit. Sipas Shoqatës amerikane të kancerit, ndryshimet që ndikojnë në kancerin e zorrëve përfshijnë diarrenë dhe kapsllëkun. Kjo mund të shoqërohet me dhimbje në bark.
– Humbja e peshës. Një shenjë tjetër e kancerit të zorrës është edhe humbja e papritur dhe pa arsye e peshës. Sipas NHS-së, humbja e tillë e peshës është e shoqëruar me dhimbje të vazhdueshme të abdomenit.